iCHAT me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë ka realizuar Projektin : “Promovimi i sektorit minerar dhe ndikimi i tij në aspektin ekonomik, mjedisor dhe social”.
Linku i hulumtimit/anketës online: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc8Yp_FpGaSeXIrZ7Yaf_kp0mLcrX8cQ_2Y3c4x5PSTSyqLjA/viewform
Gjithashtu iCHAT përgjatë realizimit të projektit ka realizuar videon promovuese për sektorin minerar. Linku i videos: https://www.youtube.com/watch?v=RuruwdykBMw&t=16s
Ndërsa më datë 27.12.2022 iCHAT ka organizuar Konferencën me temën “Promovimi i sektorit minerar dhe ndikimi i tij në aspektin ekonomik, mjedisor dhe social”, në bashkëpunim me Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Fakulteti i Gjeoshkencave dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë.
Në Konferencë panel ishte: Dekani i Fakultetit të Gjeoashkencave në Universitetin e Mitrovices Prof. Dr. Naser Peci, Skender Sallahi – Drejtor i Departamentit të Minierave në Ministrinë e Ekonomisë dhe Besmir Kokollari Drejtor Ekzekutiv në iCHAT.
Ndërsa studentet e Fakultetit të Gjeoshkencave : Elona Qerimi, Arlinda Qarku, Besarta Mangjolli dhe Mentor Peci, prezantuan punimet e tyre që i kanë pregatitur me profesorët: Prof.Asoc.Dr. Festim Kutllovci, Prof.Asoc.Dr. Izet Ibrahimi, Prof.Dr.Zarife Bajraktari Gashi, Ass. Msc. Ujmir Uka dhe Dr.Sc. Kemajl Zeqiri.
iCHAT përmes këtij projekti synon promovimin e sektorit minerar të Kosovës si dhe promovimin e këtij sektori tek të rinjtë si profil dhe fushë për studimeve të tyre. Edukimin e të rinjëve për rëndësinë dhe rolin e këtij sektori në zhvillimin ekonomik të vendit. Gjithashtu iCHAT do të avokoj në vazhdimësi që të ketë mbështetje dhe bursa për të rinjët për studime në Fakultetin e Gjeoshkencave si sektor mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të gjithmbarshëm të vendit.
Linku i videos përmbledhëse të konferencës: