iCHAT në kuadër të Projektit : “Program trajnimi për ndërrmarrësi dhe aftësim profesional-Mentorim dhe Këshillim” ka filluar trajnimet për ndërmarrësi dhe aftësim profesional. Në ceremonin e hapjes së trajnimeve ishte z. Bali MUHARREMAJ Kryetar i komunës së Suharekës i cili premtoi mbështetje për të rinjët dhe inkurajoi të rinjët që të kenë vetëbesim të jenë të vendosur që të bëhen ndërmarrës të shkëlqyeshëm. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kultures Rinisë dhe Sportit dhe implementohet nga iCHAT.
iCHAT në kuadër të Projektit : “Program trajnimi për ndërrmarrësi dhe aftësim profesional-Mentorim dhe Këshillim” ka vazhduar me trajnime në qytetin e Prizrenit. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kultures Rinisë dhe Sportit dhe implementohet nga iCHAT.
iCHAT në kuadër të Projektit : “Program trajnimi për ndërrmarrësi dhe aftësim profesional-Mentorim dhe Këshillim” ka vazhduar me trajnime në qytetin e Malishevës. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kultures Rinisë dhe Sportit dhe implementohet nga iCHAT.
Ministrja Vlora Dumoshi Ministre e Rinisë Sportit dhe Kultures përgjatë vizitës theksoi : Në Suharekë, ishim sot bashkë me zv/ministren Bajrami dhe stafin e MKRS-së, për të ndjekur nga afër trajnimet për të rinjtë e Suharekës, të mbështetura nga MKRS e të implementuara nga Organizata iCHat.
Të rinjtë e Suharekës kanë pasur rastin të trajnohen në fushën e ndërmarrësisë dhe marketingut digjital përmes trajnimeve kreative e informuese. Ajo që na gëzon pa masë si Ministri është që këto trajnime përveç që bëjnë bashkë forcën rinore, i aftësojnë këta të rinj me njohuri të cilat mund t’i integrojnë në tregun e punës.
Fushën e rinisë e kemi marrë më shumë prioritet si Ministri dhe jemi zotuar ta mbështesim me të gjitha kapacitetet që posedojmë.
Drejtori i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kultures Rinisë dhe Sportit me rastin e certifikimit potencoi: Suksesshëm finalizuam trajnimin e të rinjve për ndërmarrësi në Prizren.Kënaqësi ishte çasti i certifikimit të këtyre të rinjve që do të kanë mundësin të aplikojnë me projekt-ide për hapjën e bizneseve të reja.
MKRS – Departamenti i Rinisë do të vazhdoj me këtë natyrë të trajnimeve në vendet tjera të Kosovës.
Për të certifikuarit suksese!
Materialet promovuese:
Thirrja për aplikim për trajnime: