iCHAT është partner në implementimin e projektit #YouthDigiZone.
Nga 30 shtatori deri më 4 tetor 2021 është duke zhvilluar punimet edicioni i 19-të i Konferencës Ndërkombëtare të Rinisë, e cila po mbahet në Krusevo të Maqedonisë Veriore.
Kjo konferencë ka mbledhur të rinjtë aktivë nga 16 vende (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Italia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia) dhe mysafirë nga të rinjtë organizata partnere nga Gjermania, Franca dhe Polonia në rolin e mentorëve, për të punuar së bashku për të ardhmen evropiane të rajonit. Këtë vit Konferenca Ndërkombëtare e Rinisë “Vlerat evropiane për të ardhmen për rajonin e EJL” është duke u mbajtur me temën e përgjithshme “Transformimi Rajonal”.