Modeli i Bashkimit Evropian, gjithashtu i njohur si MEU është një konferencë simulimi ndërkombëtar, i procesit legjistativ të Bashkimit Evropian, e cila synon që të lidhë të rinjtë nga e gjithë Evropa për të mësuar në lidhje me funksionimin e brendshëm të BE-së dhe procedurave të saj legjislative. Simulimi i parë i Bashkimit Evropian u zhvillua në vitin 2007 në Strasburg dhe arriti një sukses të madh me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.Modeli i Bashkimit Evropian sot organizohet në shumë vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, si Belgjikë, Spanjë, Gjermania, Kroaci dhe shumë vende të tjera. Një model i tillë është organizouar për herë të parë në Kosovë nga Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iCHAT).
Kjo Konferencë ka arritur të mbledhë rreth 18 0të rinjë nga vendi, rajoni dhe Evropa, në selitë e institucioneve në Kosovë. Pjesëmarrësit patën mundësinë tëjenë pjesë e roleve të ndryshme duke filluar nga Komisioner të BE-së, Ministra të Këshillit të Bashkimit Evropian, anëtarë të Parlamentit e deri tek interpretë, gazetarë e lobistë.
Duke marrë parasysh, aktualitetin e vendit tonë, në rrugën Evropiane, konsiderojmë se ky projekt ka arritur të përmbushë dy qëllimet kryesore të tij, që ishin njohuri praktike për të mësuar se si funksionojnë procedurat legjislative të institucioneve të BE-së, në kuadër të kësaj edhe roli ynë në vendimmarrje, si dhe qëllimi tjetër ishte lobimi që u bë nga pjesëmarrësit e kësaj konference në institucionet e Republikës së Kosovës, drejtuar Bashkimit Evropian për të reflektuar pozitivisht karshi Liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
SHKARKO RAPORTI PERFUNDIMTAR MEU KOSOVA