Sot filloi punimet Konferenca Ndërkombëtare Modeli i Kombeve të Bashkuara në Kosovë e cila po mbahet në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Filozofik.
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Gashi ju kërkoi të rinjëve nga Izraeli, Spanja, Greqia, Rumania dhe vende të tjera evropiane të lobojnë tek vendet e tyre që më në fund ta pranojnë një realitet që ka ndodh dhe ta njohin shtetin e Kosovës
Drejtori Ekzekutiv në iCHAT: Besmir Kokollari në fjalën e tij theksoi :
Të bindur se privilegjin e të qenit delegate i shtetit që përfaqësoni në këtë Konferencë do ta përktheni në përgjegjësi dhe përkushtim, jemi të sigurt se aftësitë dhe të arriturat tuaja nuk do të jenë vetëm në shërbim të karrierës suaj personale, por do të jenë në dispozicion të të gjithë shoqërisë.
Sot kmei participant nga SHBA, Izraeli, Palestina, Evropa rajoni dhe vendi dhe ju keni marr mundimin për të qenë pjesë e kësaj konference
Por Imagjinoni nëse do të kishit çdo gjë që dëshironit!
Pa mundime.
Pa punë të vështirë.
Pa asnjë sfidë.
Disa prej jush janë duke thënë … kjo do të ishte e mrekullueshme …
Por, në fakt, ju do të ishit të dobët – po të ishte kështu!
Ju nuk mund të rriteni pa sfida e mundime.
Ju nuk mund të jeni të fort në jetë pa rezistencë, pa sfiduar veten, pa mundime.
Pra, mos u dorëzoni.
Ju keni një qëllim në këtë botë.
Dhe do ta gjesh qëllimin vetëm nëse vazhdon të rriteni të fort.
Pavaresisht faktit të hidhur se të rinjt tanë po vazhdojnë të përballen me mungesen e lirisë së lëvizjes dhe rrjedhimisht nuk po mund të jenë pjesë e mundësive të barabarta me të rinjt ndërkonbetarë, si rezultat i kësaj ne po arrijmë të mbledhim në Prishtinë të rinjë nga vende të ndryshme dhe po u japim mundesi të rinjve tanë të jenë pjesëmarrës të aktiviteteve ndërkombetare dhe të punojnë në një mjedis diversiv duke përjashtuar të gjitha dallimet e mundeshne!