Mesazhi i H.E. Ulrik Lunacek

Foto per veb fjalimi lunacek
Instituti Cilesore per Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iCHAT) ne bashkepunim me “BETA e.V” per here te dyte organizon Konference nderkombetare “Model European Union Kosova 2017” e cila po mbahet  ne Parlamentin e Republikes se Kosoves me date 1 deri 6 Qershor 2017!
Kjo konference ka per qellim informimin e te rinjeve me mekanizmat e Bashkimit Europian vaqanarisht Parlamentin Europian dhe Keshillin e Ministrave.
Secili pjesemarres do te perfaqesoj nje shtet te bashkimit Europian ne rolin e Ministrit te Keshillit , Deputetit apo Gazetarit.
Kjo konference do te trajtoj dy tema te rendesishme:
1.Luftimi i krimit te organizuar dhe Terrorizmit si dhe
2. Liberalizimin e vizave per Kosoven.
Pjesemarres ishin rreth 140 te rinje nga vendi, rajoni dhe evropa te cilet pergjate 6 diteve kanë qendruar ne Kosove per te hartuar dy draft rezoluta mbi dy temat e lartecekura.
Drejtori Ekzekutiv Besmir Kokollari dhe themelues i MEU Kosova theksoi: “Modeli i Bashkimit Evropian është ngjarje që dallohet për nga vlera edukative, përsosmëria akademike dhe profesionalizmi, që e kthen atë një nga simulimet më të suksesshme dhe prestigjioze në botë. Për më tepër, duke krijuar një atmosferë të vërtetë evropiane në një mjedis të pastër evropian, si një kontribues në qëllimin e integrimit evropian dhe në shfaqjen e identitetit evropian.
Modeli i Bashkimit Evropian ua dha rastin të rinjëve të ndërveprojnë, ta njohin më mirë njëri tjetrin, dhe të simulojnë procedurat legjislative të Bashkimit Evropian që është destinacioni dhe qëllimi i Kosovës. Kjo ishte një mundësi e mirë për të rinjtë e Kosovës, që të krijojnë një përvojë evropiane, një mundësi për të sjellë frymën evropiane të zhvillimit të proceseve të rëndësishme që i kontribojnë të mirës së përgjithshme dhe mirëqenies mes popujve që synojnë integrimin në familjen evropiane.”
Kjo konferenc u mbeshtet nga Kuvendi i Kosoves, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, Ministria e Arsimit shkences dhe Teknologjis kolegji AAB, Ministria e Diaspores, Ministria e Integrimit, D&D.
Te rinjet gjatë qendrimit ne Kosovë vizituan edhe Prizrenin vendet e trashegimisë kulturore dhe qytetin e Pejes përkatesisht Radafcin e Pejes.