Edicioni i dytë i Konferences Ndërkombëtare KIMUN 2017

24837329_1773523669338178_15717309618101298_o

Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime “iCHAT” me mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Kultures Rinisë dhe Sportit, Universitetit të Prishtinës, Kolegjit AAB më Datë: 01.12.2017-05.12.2017, ka organizuar  Konferencen Ndërkombëtare Modeli i Kombeve të Bashkuara duke sumuluar proceset legjislative të OKB-së.

Për herë të parë në Kosovë vijnë 15 të rinjë nga Izraeli dhe Palestina për të diskutuar së bashku me të rinjë nga Kosova, të rinjë nga vedet e bashkimit evropian dhe të rinjë tjerë ndërkombëtar.

“Konferenca Ndërkombëtare Modeli i Kombeve të Bashkuara, Kosova 2017″, është një projekt me karakter ndërkombëtar i cili zhvillohet me të rinjtë vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë. Në këtë konferencë bëhet simulimi ndërkombëtarë, i procesit legjislativ të OKB-së, që mbledhë mbi 100 të rinjë ndërkombëtar dhe vendor të simulojnë organet më të larta të OKB-së

iCHAT në organizimin e edicionit të dytë  të “Kosova International Model United Nations”, ka vendosur që të simulojë 3 komitete:

  1. Asambleja e Përgjithshme – Tema: Ta transformojmë botën;
  2. Këshilli i Sigurimit -Komiteti Kundër Terrorizmit/ Tema: Korniza e re e
    ballafaqimit me terrorizmin;
  3. UNESCO – Amandamentimi i antarësimit të Kosovës në UNESCO

Ndërsa përmbyllja e punimeve të kësaj konference u bë më 05.12.2017 në Parlamentin e Republikës së Kosovës  duke simuluar “Asamblesë e Përgjithshme” të OKB-së nga ora 09:40-:15:00 ku u bë edhe ndarja e certifikatave në ceremoninë e certifikimit për të gjithë participantët.