iCHAT dorëzon zyrtarisht në Ministrin e Arsimit Shkences dhe teknologjisë Platformen e Masave Preventive për Reduktim të Veprimeve Delikuente në Shkolla

1   Dorzimi platformes MASHT2   Dorzimi platformes MKRS 3   4

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, sot në konferencë ka publikuar “Platformën e masve Preventive për Reduktim të Veprimeve Delikuente në Shkolla” duke ofruar 12 rekomandime dhe zgjidhje të qëndrueshme e të dobishme për këtë fenomen, që të trajtohet në një dimension tjetër, dhe jo që sistemi të fokusohet vetëm te kryrësi i veprës delikuente si një person që duhet dënuar apo paguajë për atë që ka bërë, pasi shumë vende të zhvilluara sjelljet e tilla i kanë kanalizuar dhe i kanë kthyer në dobi të shoqërisë. Ku iCHAT ka oruar si përfundim dhe rekomandim kryesor me këtë platëform që:

në kuadër të Kodit të drejtësisë për të mitur të Republikës së Kosovës, masat edukative – disiplinore të inkuadrohet edhe “Trajnimi për siguri publike”, i cili ka për qëllim që të miturin me sjellje delikuente ta vëj në shërbim të mbrojtjes së sigurisë publike përmes trajnimit në Policinë e Republikës së Kosovës, duke ofruar programe dhe shërbime që plotësojnë nevojat e trajtimit. Kjo masë disiplinore, do të kanalizon energjinë dhe hiperaktivitetin e tyre në produktivitet për mirëqenien e të miturve dhe gjithë shoqërisë.

Një model i tillë mjaft i suksesshëm është implementuar me “Strategjinë Gjithëpërfshirëse” në SHBA , dhe është treguar mjaft i suksesshm. Andaj, Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime pas analizës situative në Republikën e Kosovës nxjerr si përfundim se ky rekomandim do të sjellte ndryshime direkte në trajtimin e kësaj dukurie negative, dhe do t’i kontribuonte sigurisë së ambientit shkollor në masë të shtuar, dhe mirëqenies së përgjithshme shoqërore e në të njëjtën kohë, do të ofronte një “orientim” për nxënësit me sjellje delikuente në lëmin e sigurisë publike, ku ata do të mund të zhvillonin edhe më tej angazhimin e tyre në dobi të shoqërisë.

Kjo platformë me rekomandime nga iCHAT është një reformë në vete që përfshinë një analizë të thuktë mbi sjelljet delikuente dhe shërben si bazë mbi të cilën mund të ndërtohen mekanizma të trajtimt edhe në të ardhmen për reduktim të sjelljeve delikuente në shkolla.

Statistikat që posedon Policia e Kosovës për rastet e raportuara të dhunës së ushtruar në dhe përreth shkollave, për periudhën Janar-Shtator 2016 janë raportuar gjithsej 353 raste apo 127 raste më pak në krahasim me periudhën e njëjtë vitit paraprak ku kemi pasur gjithsej 480 raste të raportuara.
Të dhënat nga hulumtimi dhe anketimi
iCHAT ka realizuar një hulumtim me shkolla të mesme në 3 regjione të Kosovës: Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë, për të parë se cilat do të ishin alternativat e mundshme si zgjidhje për parandalim dhe reduktim të sjelljeve delikuente. Mostra është përzgjedhur në mënyrë të rastësishme, prej 7 regjioneve në Kosovë, janë përzgedhur 3 prej tyre, në shkollat e mesme të së cilave janë përzgjedhur nga 5 klasë për hulumtim. Pjesa e parë e pyetësorit ka përmbajtur pyetje demografike dhe pjesa e dytë të dhëna mbi delikuencën .
Cilat mendoni se janë shkaqet e delikuencës tek të miturit në shkolla?
Ndër shkaqet më të shpeshta të delikuencës së të miturve sipas të anketuarve prinë Neglizimi i prindërve me 40.2%, pastaj, situatat sociale negative 28.8%, edukimi i mangët 17.3% dhe arsye të tjera 2.7%.
Cila mendoni se do te ishte zgjidhja me e mirë për t’i ndihmuar nxënësit me sjellje delikuente?
Rezultatet e hulumtimit, tregojnë se 42.9 % e mostrës së targetuar që ishin nxënës dhe mësimdhënës të shkollave të mesme në tri regjionet , deklaruan se “këshillimi psikologjik” do t’i paraprinte “Program i veçantë i trajtimit në shkolla” 39.8% – si mënyra më e mirë për t’i ndihmuar nxënësit me sjellje delikuente, që është edhe rekomandim nga iCHAT, mbështetur edhe nga të dhënat statistikore.
hulumtimin e plotë dhe publikimin e kësaj startegjie mund ta gjeni në www.ichat-rks.org .

Platforma e masave preventive për reduktim të veprimeve delikuente në shkolla 2016