Konferencën e parë Ndërkombëtare “Modeli i Kombeve të Bashkuara Kosova 2016”

RTK MUN Besi Niti

Më 02.12.2016 në programin e mëngjesit në RTK ishte i ftuar : Drejtori Ekzekutiv – Besmir Kokollari, Sekretari Gjeneral- Arianit Jashari ku u diskuta për Konferencën e parë Ndërkombëtare “Modeli i Kombeve të Bashkuara Kosova 2016”
Më shumë se 150 të rinjë nga vendet e rajonit dhe botës për katër ditë do të qëndrojnë në Prishtinë. Të rinjtë nga vende të ndryshme të botës aterojnë në Prishtinë sot, më datë 02.12.2016, për të diskutuar rrugëtimin e Kosovës në anëtarësimin e saj në OKB, për të dhënë kontributin e tyre në simulimin e modelit të Kombeve të Bashkuara Kosova 2016. Pra të rinjtë nga vendi, rajoni dhe bota përmes simulimit të “ Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara” që do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pritet të marrin vendim për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB, pasi që një ndër pikat kryesore e rendit të ditës që do të debatohet në këtë konferencë ndërkombëtare është kjo çështje. Të rinjtë do të lobojnë nga Kosova për Kosovën.
Gjatë kësaj Konference do të shtjellohen dhe do të hartohen tri draft rezoluta me këto tema:
1. Anëtarësimi i Kosoves në OKB;
Arsyeja e perzgjedhjes së kësaj teme është pikerisht synimi i vendit tonë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Duke parë faktin që vendi ynë përmbush pothuajse kriteret kryesore për antarësim në këtë mekanizem, mirëpo është vetoja e Rusisë ajo e cila po e pamundeson anetaresimim, atëherë ne kemi parapa që keta pjesemarres nga vende të nrdyshme të botes të kërkojne nga OKB, respektivisht nga Shtetet e përhereshme anëtare që të reflektojneë pozitivisht karshi procesit të anetaresimit të Kosoves në OKB.
Kriteret: Të jetë shtet i njohur ndërkombetarisht 2) Të jetë shtet paqedashës 3) T’i respektojë obligimet e parashikuara me Karten e OKB-së dhe 4) sipas vleresimit të Organizatës të jetë i aftë dhe të ketë vullnet për t’i përmbushur obligimet e marra ndërkombëtare përsipër.
2. Të transformojmë botën tonë (TRANSFORMING OUR WORLD)
Qellimi i përzgjedhjes së kësaj teme është që të rinjtë pjesëmarres të kësaj konference të paraqesin idetë dhe rekomadimet e veta në një draft Rezolutë, përmes së cilës do të kërkonin vendosmërinë për të krijuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në të gjithë botën, në përputhje me qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Pra, këtë aktualitet në të cilin po jetojmë ta transformojmë në një botë të paqes së qëndrueshme, pra “Të transformojmë botën tonë” përmes të rinjëve , pasi ndryshimi vjen nga vetë ne, dhe rinia është motori që shtyen procese të shumta , e Kosova është një nga vendet popullësia e së cilës është dominante nga të rinjtë.

3. Gratë, Paqja dhe Siguria (WOMEN, PEACE AND SECURITY)
Ne jemi edukuar në atë mënyrë që gruaja është shtyllë e familjes, e familja është bërthama e shoqërisë, prandaj roli i saj është i rëndësisë globale, pasi fuqizimi i gruas është qelësi i mirëqenies shoqërore, dhe në këtë simulim ndërkombëtar i është kushtuar vëmendje rezolutës : “Gratë, paqja dhe siguria”. Gjithashtu qëllimi i kësaj teme është që të rinjtë të kuptojnë rolin e rëndësishëm të grave në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe në ndërtimin e paqes, dhe duke theksuar rëndësinë e tyre të barabartë në përfshirje të plotë në të gjitha përpjekjet për ruajtjen dhe promovimin e paqes dhe sigurisë, si dhe nevojën për të rritur rolin e tyre në vendim-marrje.