Përfaqësues nga iCHAT takuan Kryetaren e Komisionit për Integrime Evropiane Teuta Sahatqia

Drejtori Ekzekutiv: Besmir Kokollari dhe përfaqësues nga iCHAT, sot më 11.03.2016 takuan Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija.
Në fillim të takimit, Sahatqija, njoftoi se Kuvendi i Kosovës e ka votuar Planin Kombëtar për MSA-në, të cilin ajo e vlerësoi si arritje pozitive në procesin e integrimit evropian të Kosovës. Ajo gjithashtu vlerësoi punën e iCHAT, duke theksuar po ashtu sE Kosova ka nevojë për të tillë. Ajo i përgëzoi të rinjtë e iCHAT-it për Konferencën e organizuar nga ky institut, duke e vlerësuar shumë pozitive, pasi që Konferenca e sjell modelin e BE-së në Kosovë.
Drejtori Ekzekutiv nga iCHAT: Besmir Kokollari, e falënderoi kryetaren e komisionit, Sahatqija, për mbështetjen e saj në Konferencën e Parë Ndërkombëtare “Modeli i Bashkimit Evropian” në Kosovë, organizuar nga iCHAT.
Ai në vijim bëri një prezantim të shkurtër rreth misionit dhe punës së këtij instituti duke theksuar se misioni i Chat-it është që të avancojë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës përmes hulumtimeve empirike, analizave dhe trajnimeve, inicimin për informimin e mirë të politikave publike, ndërgjegjësimit, të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë, si dhe afirmimi i të drejtave të pakicave.
Në fund të takimit, përfaqësuesit e iChat-it, kryetares së komisionit, Sahatqija i ndanë një mirënjohje dhe e falënderuan atë për mbështetjen e vazhdueshme.