RRETH NESH

Profili

Instituti iCHAT është organizatë jo-fitimprurëse që funksionon si një qendër të studimeve dhe analizave të politikave, zhvillimeve, problemeve dhe dinamikave bashkëkohore sociale.  iCHAT ka për mision të promovoj dhe zhvilloj vlerat e demokracisë, paqës, sigurisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe social.

iCHAT  ka për qëllim të interpretojë e analizoj trendet e pranishme  shoqërore brenda shoqërisë kosovare dhe më gjerë,  me një fokus të fortë në ofrimin e një qasje inovative për praktikën e hulumtimeve dhe analizave në vend. E gjithë puna e institutit udhëhiqet nga angazhimi i anëtarëve të tij për vlerat emancipuese dhe barazisë, lirisë dhe drejtësisë sociale, parime të cilat duhet të shërbejnë si një motor kryesor i politikave dhe praktikave gjatë procesit të transformimit social në Kosovë.

Për të arritur sunime si më sipër iCHAT realizon hulumtime, analiza, trajnime, konsulenca, konferenca ndërkombëtare dhe shkëmbime të praktikave më të mira rajonale dhe jo vetem.

iCHAT beson në parimin se zgjidhja e problemeve shoqërore fillon nga planifikimi i duhure dhe realizohet nga vendosmëri  dhe pasioni i profesionaistëve të pavarur.

Në punën e tijë, iCHAT udhëhiqet nga parimi që konstantja është i vetmi ndryshim, prandaj puna që behet në këtë institut synon të ndryshoj dhe transformoj realitete shoqërore, me synim zhvillimin e qëmdrushëm.

Histori e shkurtër e iCHAT  

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime “iCHAT” është themeluar në tetor 2014 si  një organizatë jofitimprurëse i themeluar në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës, që nga 25.05.2017 iCHAT ka Statusin e Përfitimit Publik me numer të regjistrimit 5115285-9 dhe numer fiskal 601207659.

iCHAT është fokusuar në këto fushëveprimtari:

  • Hulumtime dhe Analiza;
  • Konsulenca;
  • Fuqizimi i rolit të minoriteteve në shoqëri (të drejtat të pakicave);
  • Avokim dhe Lobim;
  • Të Drejta të Njeriut;
  • Organizimi i kurseve për edukim dhe trajnim;

iCHAT që nga viti 2016 në Kosovë Organizon Konferencën Ndërkombëtare Modeli i Bashkimit Evropioan me 150 të rinjë vendor, rajonal dhe ndërkombëtarë. iCHAT është bërë pjesë e rrjetit dhe ka hyrë në partneritet me organizatën BETA. e.V me seli në Gjermani e cila është themeluese e Model Europian Union dhe që organizon MEU Strasburg, Modeli i parë i simulimit të Bashkimit Evropian dhe e vetmja që mbahet në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg.

iCHAT që nga  viti 2016 në Kosovë është themeluese dhe organizatore e Konferencës Kosova International Model United Nations e cila mbledhë rreth 150 të rinjë vendor, rajonal dhe ndërkombëtar. Kjo konferencë ndërkombëtare është një simulim arsimor dhe akademik, në të cilën studentët mund të mësojnë në lidhje me diplomacinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe Kombet e Bashkuara. Modeli i Kombeve të Bashkuara përfshinë dhe mëson hulumtimin, të folurit publik, aftësi për të debatuar dhe shkruar, përveç të menduarit kritik, punen ekipore si dhe aftësi drejtuese.

“iCHAT” ofron konsulencë në institucionet e Qeversisë së Republikës së Kosovës,  gjatë hartimit të dokumenteve, ligjeve,  rregulloreve , udhëzimeve administrative. iCHAT ka realizuar projektin  “Plotësim/ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për Punën Vullnetare të të Rinjëve në Kosovë” dhe sot puna vullnetare njihet si përvoj pune me Udhërimin e ri administrativ, projekt ky i financuar nga USAID dhe mbështetur nga ATRC .

iCHAT është e regjistruar dhe ka shprehur ineresimin për mekanizmin konsultues në kuadër të organeve të Stabilizim-Asociimit BE- Kosovë. iCHAT  mbështet procesin e Integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian,  ka realizuar projektin “T’a promovojmë MSA-në” , projekt ky i mbështetur nga Ministria e Integrimeve Evropiane.

iCHAT ka realizuar projektin “Platforma e masave preventive për reduktim të veprimeve delikuente në shkolla” në bashkpunim me Ministrinë e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë.

iCHAT ka realizuar projektin, “Intervenimi në komunitet si mjet për krijimin e një ambienti të sigurt për të rinjët” në bashkpunim më Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

iCHAT punon për fuqizimin e rolit të minoriteteve në shoqëri, për mbështetjen e përsonave të riatdhesuar, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik. iCHAT  ka themeluar “ Ndërrmarrjes shoqërore për prodhimin e Briketit në Novobërdë” për një bashkëpunim të suksesshem ndërmjet  komunitetin serbë dhe shqiptarë me mbështetjen e IOM ( International Organization for Migration).

iCHAT ka ofruar trajnime dhe konsulencë në fushën e ndërmarrësisë ( Ndërmarrësi, Biznes plan dhe marketing) për personat në nevojë, në kuadër të projektit “Riintegrimi i qëndrueshëm i të kthyerve dhe parandalimi i migrimit të qytetarëve në Pejë, Skenderaj dhe Drenas”, projekt ky i cili është financuar nga DIMAK/ GIZ.

iCHAT promovon ndërveprimin e kulturave të ndryshme për tolerancën ndaj diversitetit si vlerë e të rinjëve për integrim dhe paqe. iCHAT me mbështetjen e Ministrisë së Kultures Rinisë dhe Sportit ka realizuar projektit : “Promovimi i Diversitetit Kulturor dhe Integrimi Social i të Rinjëve”.

iCHAT ka punuar në zgjerimin e pjesëmarrjes së të rinjëve në vendimmarrje dhe në ngritjen e kapaciteteve përbrenda rinisë, e cila kontribuon në vetëdijësimin për parandalimin e përfshirjes së të rinjëve në aktivitet ekstremisht të dhunshme. iCHAT ka realizuar projektin informojmë që të parandalojmë “ ëe inform to prevent” projekt ky i financuar nga USAID dhe mbështetur nga ATRC .

iCHAT me qëllim të parandalimit dhe vetëdijësimit të të rinjëve për format e përfshirjes në ekstremizëm që shpie në radikalizëm ka realizuar projektin “të parandalojmë para se të sfidohemi” projekt ky i cili është financuar nga OSBE dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

iCHAT në kuadër të projekteve ka realizuar hulumtime me mbi 10 000 respondentë dhe ka trajnuar rreth 1000 pjesëmarrës në programe të ndryshme.

Instituti iCHAT tani merr pjes në mbledhjen e shtatë Komisioneve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës  si:

  • Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport;
  • Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit;
  • Komisioni për Integrime Evropiane;
  • Komisioni për Punë të Jashtme;
  • Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim;
  • Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike;
  • Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.