STAFI

Ma.sc. BESMIR KOKOLLARI

Drejtor Ekzekutiv

12823055_1008218452585582_753239241_o Është Drejtor Ekzekutiv në iCHAT dhe njëri ndër themeluesit e iCHAT. Kualifikimi i vazhdueshëm dhe superior në Universitetin e Prishtinës Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike, dy herë bursist i Universitetit të Prishtinës dhe përfundimit me sukses të Magjistraturës në Fakultetin Juridik, si Maxhistër i Shkencave Juridike Ndërkombëtare. Shto kësaj edhe maksimizimin e eksperiences dhe njohurive në fusha të ndryshme menaxheriale përfshirë menaxhimin e përgjithshëm, udhëheqjen, menaxhimin strategjik, menaxhimin e projekteve, menaxhimin e cilësisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e investimeve, shitjen dhe marketingun, komunikimin etj., e kanë bërë të fitojë jashtëzakonisht shkathtësi në kontekst të udhëheqjes dhe menaxhimit të përgjithshëm organizativ e institucional. Përveç kualifikimit të vazhdueshëm profesional në sferën e menaxhimit dhe udhëheqjes, B. Kokollari është kalitur duke shërbyer dhe akumuluar një eksperiencë diversive të vazhdueshme në sferën e menaxhimit dhe udhëheqjes në kuadër të organizatave joqeveritare, organizatës së Kryqit të Kuq të Kosovës, e bizneseve private qoftë duke shërbyer si personel i brendshëm apo në krye të tyre në kuadër të menaxhimit të projekteve të ndryshme zhvillimore e funksionale si: Koordinator i Rinisë së Kryqit të Kuq të Kosovës për 3 vite ku ka mbajtur shumë seminare, trajnime dhe realizim të projekteve të ndryshme;  Anëtarë i bordit drejtues dhe këshilltar personal i Kryetarit të ASSHP-së, si Asociacion i studentëve në Universitetin e Prishtinës.

Kontakti:

Email: besmirkokollari@ichat-rks.org 

tel: +383 (0)49 659 662

       + 383 (0) 44 659 662

 

ASTRIT TAFOLLI

Konsulent Ndërkombëtar

Astrit Tafolli është një konsulent ndërkombëtar për iCHAT. Ai ka një master nga Instituti i Teknologjisë në Illinois (Chicago, Illinois, SHBA) në Administratën Publike dhe një tjetër master nga Universiteti i Prishtinës (Kosovë) në Letërsinë Angleze. Ai ka punuar si mësimdhënës i gjuhës angleze për më shumë se shtatë vite në shkollat ​​private dhe publike në Kosovë dhe Kinë (online).

Ai ka dhënë kontribut vullnetar në OJQ të ndryshme në Prishtinë, Kosovë. Në një rol vullnetar, Astriti shërbeu si anëtar dhe trajner në Kosova Club Debate (Dhjetor 2010 – Qershor 2014), ku i mësoi studentët e universiteteve të ndryshme (duke përfshirë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, si turqit, serbët, boshnjake dhe gorane) formatin e debatit parlamentar britanik (British Parliamentary Debate Format). Ai është gjithashtu anëtar themelues i iCHAT.

Astrit gjithashtu ka ofruar kontribut vullnetarë si praktikant për Ward 43 në Çikago dhe për Kurth Lampe Worldwide gjithashtu në Çikago në verën e vitit 2016.

Përvoja dhe studimet e tij të punës kanë formësuar aftësitë udhëheqëse dhe komunikuese të Astrit. Ai ka aftësi të jashtzakonshme drejtuese dhe organizative. Ai është i shkëlqyer në punë në grupe. Ai është shumë i mirë në krijimin dhe mbajtjen e afateve.

Astrit është i përkushtuar për t’i shërbyer komuniteteve të ndryshme anembanë botës për një të ardhme më të mirë.

Kontakti:

E-mail: astrit.tafolli@ichat-rks.org

Tel.: +383 (0)44 283 933

 

ARIANIT JASHARI

Sekretar i përgjithshëm

 

Photo A.Jashari

Z. Jashari ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Është i specializuar në avokim për të rinjtë,  ka punuar si konsulent për organizatat lokale që ofrojnë arsim, hulumtim dhe trajnim profesional.

Aktualisht, z. Jashari ushtron pozitën e  Sekretarit të Përgjithshëm në Institutin iCHAT në Prishtinë.

Përmes përfshirjes së tij në shoqërinë civile, ai ka marrë pjesë në kongrese e konferenca rajonale dhe ndërkombëtare dhe ka udhëhequr iniciativa lokale të tilla si ngritja e fushatave të ndërgjegjësimit, kurse të trajnimit, gjithashtu Sekretar i Pergjithshem në dy konferenca ndërkombëtare  simuluese si: MEU dhe KIMUN (programe të iCHAT), me qëllim të forcimit të rolit të të rinjve në vendimmarrje

Sa i përket cilësive, ai njihet si menxher dhe udhëheqës i suksesshëm në  punë ekipore, në përgatitjen e metodologjisë kërkimore, organizimin e debateve, hulumtimeve, seminareve, konferencave dhe trajnimeve të ndryshme. Poashtu është bashkëpunues dhe miqësorë.

Z. Jashari aktualisht është përfaqësues i të rinjve të Kosovës në Bordin Drejtues të RYCO (Regional Youth Cooperation Office) në Tiranë. Angazhimi dhe vizioni i tij është të punojë për një të ardhme më të mirë për të rinjtë përmes bashkëpunimit dhe fuqizmit të rolit të rinisë në vendimmarrje.

Kontakti:

E-mail: arianitjashari@ichat-rks.org

               arianitjashari07@gmail.com

Tel.: +383 (0)45 400 475

 

 

ALBANË HOTI

Koordinatore

Albana Hoti  Ka studiuar Psikologjinë në Universitetin e Prishtinës. Albana ka aftësi shumë të mira komunikimi dhe për të ndërtuar marëdhënie ndërpersonale.  Ka përvojë nga lëmia e arsimit, hulumtimeve , dhe është   trajnuar në përgaditjen e projekt propozimeve, gjithashtu zotëron shkathtësi në menagjim dhe kordinim gjatë implementimit të projekteve.  Albana është Koordinatore e Projekteve në   iCHAT .

Kontakti:

Email: albanahoti@ichat-rks.org

Tel: +383 (0) 49 317 190

 

ARBNESHA KASTRATI

Menaxhere Financiare

 

Arbnesha Arbnesha Kastrati-e diplomua në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik, departamenti Menaxhment dhe Informatikë. Duke vazhduar me studimet post-diplomike në po të njejtin drejtim. Ka aftësi dhe kompetenca të mira shoqërore dhe udhëheqëse të dëshmuara në punë vullnetare. Ka punuar në Postën dhe Telekomin e Kosovës, në department të IT-së. Më pas në Kompaninë e Sigurimeve “Dardania” në departmentin e Kontrollës Teknike. Dhe së fundi e angazhuar si asistente ne projektin e “SIDA”-së në Ministrin e Financave- departamenti i Tatimit në Pronë. Tani Arbnesha është Menaxhere Financiere në “iCHAT ”.

 Trajnimet:

  • The training on Tax Accounting Practice
  • Project Managment in MS Project 2007

Kontakti:

Email: arbneshakastrati@ichat-rks.org 

Tel: +383 (0) 49 835 322

 

 

 

 

Erblina Ajazi

 

Erëblina AJAZI

Koordinatore për Komunikim

Erëblina e lindur dhe rritur në Prishtinë, aktualisht ndjek studimet në Universitetin e Prishtinës, Dega Gazetari, në Vitin e dytë. Znjsh Ajazi  ka treguar  aftesi në koordinim  dhe komunikim përkrah projekteve dhe angazhimeve të shumta. Ajo poashtu ka qenë antare e Kryqit të Kuq në Prishtinë ku ka organizuar shumë projekte bamirësie dhe trajnime të ndryshme. Gjithashtu ka qenë edhe antare e stafit të Universitetit  Veror të Prishtines “ Hasan Prishtina”, ku edhe ka treguar aftësi si në organizim, mikpritje,komunikim me pjesmarrës të profileve të ndryshme dhe njohuri të gjuhës angleze. Znjsh Ajazi ka treguar potencialin e saj për pune të palodhshme dhe kreativitet në aktivitete të ndryshme ku edhe jemi mbështetur duke e pozicionuar si  Zyrtare për Komunikim në iChat ku ështëdhe do të vazhdoj të jap kontributin e saj në këtë pozitë.

 

Kontakti:

Email: ereblinaajazi@ichat-rks.org

Tel: +383 (0) 44 160 640