MISIONI

“iCHAT” është organziatë jo qeveritare dhe jofitimprurëse që promovon vlerat demokratieke, paqën dhe sigurinë në vend dhe rajon, përmes avokimit në mënyrë që të ngrititet niveli i demokracisë, transparencës, llogaridhënies, gjithëpërfshirjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm social dhe ekonomik.

Çka bëjmë ne?

Ne si OJQ zhvillojmë hulumtime dhe analiza profesionale të pavarura të politikave publike në lëmin e qeverisjes demokratike me paanshmëri të plotë në nivelin vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.

Ne nxisim Qytetarët e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile që të rrisin kërkesën ndaj institucioneve dhe të marrin rol aktiv në kërkim të shërbimeve të cilësisë së lartë, qeverisjes së mirë dhe integrimit të pakicave.

Ne si OJQ avokojmë në rritjen e përfshirjes së komuniteteve pakicë dhe grave në jetën publike dhe politike.

Ne ofrojmë hulumtime, analiza, trajnime, konsulenca për zhvillimin e qëndrueshëm social- ekonomik dhe gjithëpërfshirës.

Ne ofrojmë programe për fuqizimin e rolit të rinisë dhe shkëmbime rinore për rritjen e bashkëpunimit në mes të rinjëve vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.

Objektivat

  • Të zhvillojë hulumtime dhe analiza profesionale të pavarura të politikave publike në lëmin e qeverisjes demokratike me panshmëri të plotë në nivelin vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.
  • Të nxitë Qytetarët e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile që të rrisin kërkesën ndaj institucioneve dhe të marrin rol aktiv në kërkim të shërbimeve të cilësisë së lartë, qeverisjes së mirë dhe integrimit të pakicave.
  • Të ndikojë në rritjen e përfshirjes së komuniteteve pakicë dhe grave në jetën publike dhe politike.