Ngërqi politik mund të shkaktojë një valë të re të migrimeve masive të të rinjëve nga Kosova

NG 1 POLITIK

Sipas studimeve empirike nga iCHAT disa ekonomistë theksojnë se, papunësia, për një kohë të gjatë, është shkaku kryesor, dhe çdo largim i politikës nga thelbi i problemit, vetëm sa e përkeqëson gjendjen. Andaj duke pasur parasysh situaten e ngërqit politik në Kosovë e ngjashme me atë të vitit 2014 institutit iCHAT parasheh si shqetësim të thellë që mund të pëseritet një valë e re e migrimit masiv të të rinjëve nga Kosova. Prandaj, është nevojë imediate të intervenohet në mënyrë që të parandalohet një gjë e tillë. Kërkojmë nga spektri politik të reflektojnë në drejtim të zgjidhjes së këtij ngërqi politik dhe të mos vazhdohet nga spektri politik në Kosovë të tregohet papjekuri politike, mungesë e lidershipit dhe inate përsonale të cilat janë në dëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu në të njëjten kohë iCHAT parasheh që duhet të ndërmirren masa të mënjëhershme si dhe fushata sensibilizuese përmes debateve publike për informimin e drejtë dhe parandalimin e dezinformatave nga grupe që nxisin migrimin e të rinjëve. Sepse ne konsiderojmë që kemi të bëjmë me një moment kur ka një keqkuptim të madh, i krijuar në raport me një nevojë të shpallur të vedeve perëndimore  për nevojën e rreth  mijëra-mijërave të huaj, por me profesione të caktuara në raport me aspiratën e njerëzve për të shkuar në vende perëndimore dhe për të kërkuar një jetë më të mirë”.

Të rinjët që po ikin janë të papunë, familjarë të zonave të varfra, ku trofeu i politikës, në rastin më të mirë, është përkrahja sociale. iCHAT konsideron si shqetësues është niveli i lartë i kërkesave për azil dhe largimi familjarisht i tyre, të dy këta tregues i një dëshpërimi edhe më të thellë se ai i fillimit të viteve ‘90, kur përveçse të varfër, shqiptarët ishin edhe kureshtarë për botën perëndimore.

Ritmi i migrimit është ndikuar shumë nga kriza ekonomike. Pas përfundimit të konfliktit të vitit 1999 në Kosovë, ritmi i migrimit është rritur deri në vitin 2007, pastaj ka shënuar një rënie të lehtë në vitin 2008. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ndryshimi i trendit në vitin 2008 ishte rezultat i krizës ekonomike apo jo. Kjo ka mund të jetë një fenomen i përkohshëm sepse rezultatet e studimimeve të migrimit tregojnë që në vitin 2009, niveli i migruesve ka arritur së paku atë të vitit 2007. Më pas ishte edhe vala e madhe e të rinjëve në vitin 2015 nga Kosova që u larguan në mënyrë masive drejt vendeve Europiane.  Migrimi i kosovarëve gjatë fundvitit 2014 dhe fillimviti 2015, ishte më i madhi që nga pas lufta e vitit 1999.

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime “iCHAT” bazuar në të dhënat dhe  hulumtimet empirike për nivelin e papunësisë dhe numrin e madh të të rinjëve që kanë tashmë destinacion dhe “zgjidhje” migrimin drejt vendeve të BE-së , vlerëson se duhen të merren në mënyrë urgjente hapa konkret në parandalimin dhe uljen e migruesve të rinjë dhe tu ofrohen atyre mundësi që të kontribojnë me aftësimin e tyre në Kosovë, përmes krijimit te mundesive per punësim.

Njëkohësisht edhe pjesa dërrmuese e të kthyerve nuk ka ndërmarrë ndonjë investim, kundrejt pak rasteve që kanë investuar për të realizuar të paktën një projekt. Tri arsye janë më të qarta: E para, kapitali i pamjaftueshëm, që kufizon disponueshmërinë e burimeve financiare të nevojshme për të filluar një biznes. E dyta, mungesa e ndonjë planifikimi paraprak për të bërë ndonjë investim në Kosovë. E treta, mungesa e përvojës dhe trajnimit për investimin.

 Theksojmë se, daljet do të jenë të larta, për sa kohë që niveli i jetesës në Kosovë do të jetë më i ulët se i fqinjëve dhe nëse autoritetet shtetërore nuk e rrisin besimin te njerëzit se situata ekonomike do të ndryshojë.

Në aspektin demografik, ende nuk dimë kostot dhe përfitimet e fenomenit të emigrimit ndër vite. Popullsia i është kthyer rënies më shpejtësi pa perspektivë ndalimi duke u rritur edhe mosha mesatare gjithashtu kemi edhe ndryshimet në lindshmëri, më së shumti për shkak të migrimit, që kanë ndikuar shumë strukturën moshore dhe gjinore të popullsisë së Kosovës.