Publikimi i Raportit Final për Ekstremizëm të dhunshëm ” Informojm që të Parandalojmë

informojm qe te parandalojm per web 1

Raporti iChat final PDF

 

Sot u publikua raporti final i Projektit “Informojmë që të Parandalojmë”, projket ky në kuadër të komponentes së zgjerimit të pjesmarrjes së të rinjëve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ky Projekt u financua nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID dhe mbështetur nga Qendra e Burimeve dhe Trajnimeve për Avokim- ATRC.

Publikimi i Hulumtimit për ekstremizmin e dhunshëm:

—  Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime “iCHAT” në kuadër të projektit “Informojmë që të Parandalojmë” ka zhvilluar hulumtimin në 7 komuna : Vushtrri, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Kaçanik dhe Pejë, duke përfshirë një mostër prej 3316 anketave të vlefshme.

—  Në fazën e dytë të informimit për të rinjë ka vazhduar me mbajtjen e ligjeratave në 14 shkolla me temën “Gjuha e Urrejtjes” si mjet që shfrytëzohet nga individë apo grupe të caktuara për infiltrimin e të rinjëve në aktivitete që cënojnë sigurinë e tyre dhe mirëqenien e përgjithshme

—  Për të parën her iCHAT sjell eksperimentin social në Kosovë pa mure ku qëllimi i eksperimentit ka qenë përçimi i mesazhit sensibilizues tek shoqëria për eliminimin e paragjykimeve dhe respektimin e plotë të drejtave të njeriut.

—  Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime “iCHAT” në kuadër të projektit “Informojmë që të Parandalojmë” ka zhvilluar hulumtimin në 7 komuna : Vushtrri, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Kaçanik dhe Pejë, duke përfshirë një mostër prej 3600 anketave prej të cilave 3316 rezultuan të vlefshme. Qëllimi i këtij hulumtimi ishte për të matur dhe vlerësuar gjendjen reale të tendencave për përfshirje të të rinjëve në aktivitetet ekstremisht të dhunshme.

—  Tek çështja e identitetit  nga përgjigjet e dhëna shohim se tri elemente janë dominante, së pari si nxënës 45.9%, shqiptarë 21.0%  dhe mysliman 18.2%. Këtu shohim ndjekjen e personalitetit të lidhur ngushtë me identitetin profesional si nxënës, atë kombëtar dhe më pas atë religjioz.

—  Në rastet kur ata kanë nevojë për një këshillë, në radhë të parë i drejtohen një anëtari të familjes  80.6 %, pastaj ndonjë shoku/shoqeje  8.3% pastaj mësimdhënësve 5.6 % dhe më pas një ligjëruesi fetar 3.1 %.

—  Deklaratat pohuese me të cilat janë matur qëndrimet e nxënësve kishin të bëjnë me çështjen e religjionit.

—  Nxënësit në përqindje më të madhe nuk kishin siguri nëse njerëzit e religjioneve tjera janë po aq të mirë sa njerëzit e besmit të tyre 45.2 % dhe një pjesë e tyre në masë të konsiderueshme 40.5 %pajtohen me këtë fakt. Tek shumica e njerëzve, çështja e besimit konsiderohet si diç e shenjtë, e pa prekshme, e cila simbolizon ndjenjën individuale. Duke u nisur nga ky parim, çdo njëri pavarësisht besimit, mund të konsiderohet si i mirë edhe pse i përket një religjioni tjetër

—  Pohimi “Njerëzit duhet të jenë të lirë të thonë çfarë j’u pëlqen madje edhe nëse i ofendojnë të tjerët” një përqindje prej 44.4 % nuk pajtohen, ndërkohë që 37.0 % prej tyre pajtoheshin me këtë pohim, dhe 18.6 % nuk ishin të sigurtë.

—  Nga kjo shohim se, edhe liria e fjalës ka kufijtë e të shprehurit, me theks të veçantë kur është në pyetje çështja e besimit dhe ajo e identitetit kombëtar.

—  Meqenëse fokusi i këtij hulumtimi ishte të vërehen tendencat për përfshirje në aktivitete ekstremisht të dhunshme, atëherë të anketuarit dhanë mendimin e tyre edhe në pohimin  “Nëse një nxënës fyen religjionin tim unë do të përpiqem ta ndaloj atë edhe nëse do ta lëndoja”.

—  Rezultatet e shprehura më sipër, tregojnë se diferenca mes atyre që pajtohen dhe nuk

pajtohen me pohimin e cekur është vetëm 2.2 përqind . Diferenca në mes atyre të cilët do ta përdornin dhunën si mjet parandalimi me ata të cilët nuk do ta përdornin, është shumë e vogël. Kjo do të thotë se, ndjenja e besimit pavarësisht sa e praktikojnë, konsiderohet e paprekshme dhe e pacënueshme. Dhe si pasojë e kësaj një pjesë e madhe edhe forcën e  konsiderojnë si opsion në parandalimin e të tjerëve.

—  Edhe pse, pjesa më e madhe janë kundër përdorimit të forcës në zgjidhjen e problemeve në mes njerëzve, mbetet enigmë kundërthënia në mes asaj se dhuna nuk është zgjidhje e problemeve, por në çështjen e fyerjes së religjionit konsiderohet si opsion i parandalimit. Duke analizuar këto të dhëna, konsiderojmë se në këtë rast është me interes të shohim si qëndrojnë përgjigjet rreth kësaj pyetje varësisht prej regjioneve apo komunave.

—  Në mënyrë gjenerale, sipas të anketuarve shkaqet kyqe të cilat ndikojnë në ndryshimin e sjelljeve tek të rinjtë janë: vetëbesimi i tepruar 62.9 %, dhe përfitimet financiare 25 %, pastaj bindjet fetare 6.4 %.

—  Të rinjtë kosovar duket se nuk janë paragjykues sa i përket veshjes, ata në masë të madhe mendojnë se mënyra e veshjes nuk tregon se çfarë është një person 71.1 %, dhe vetëm 24 % konsiderojnë se veshja është një tregues i asaj se çfarë është një person.

—  Një rezultat tjetër relevant është se sipas tyre nuk ekziston ndonjë bashkpunim i madh mes të rinjëve, familjes, shkollës dhe institucioneve të tjera në parandalimin e sjelljeve të dhunshme,ku 44.4 % deklaruan se bashkëpunim është  në nivelin mesatar, pastaj 31.7 % deklaruan se bashkëpunojnë pak, 12.1 përqind shumë, dhe 11.2 % aspak.

—  Përmirësimi i arsimit në përgjithësi 49.1 %, Angazhimi i të rinjëve në qendra  rekreative 26.1 %, Ngritja e vetëdijes përmes trajnimeve dhe kualifikimeve 20.4%.

—  Ndikimet në përhapjen e bindjeve Shoqëria 33.0 %, Familja 32.4 %,  Interneti 31.8 %.

—  Gjithashtu, sipas të anketuarve informimi jo i drejtë në masë të konsiderueshme ishte ndikues në sjelljet e të rinjëve, ku përgjigjet e tyre rezultuan si vijon: 34.9 % deklaruan se informimi jo i drejtë ndikon mesatarsisht, 32.4 % deklaruan shumë, 25.3 % pak, dhe 7.6 % aspak.

—  Pse nuk raportojnë : Kanë frikë 42.2 % ; Nuk besojnë në drejtësi 26.5 % ; Presioni i shoqërisë 24.5%

—  Rekomandime:

1. Tu ofrohet mundësi më  e madhe të rinjve në vendimmarrje dhe tu lejohet të gjykojnë dhe vlerësojnë sipas bindjes së tyre të lirë, fillimisht në familjet e tyre, pastaj në rrethin ku jetojnë dhe veprojnë, në mënyrë që të jenë të pavarur të vlerësojnë dhe gjykojnë drejt ndaj situatave dhe veprimeve ekstreme.

2. Të rritet koordinimi dhe bashkëpunimi mes institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare për t’i përcjellur aktivitetet e organizatave dhe grupeve, që mund të ndihmojnë në rekrutimin dhe financimin e individëve për aktivitete të ndryshme terroriste.

3. Kontrollimi në çasjen e informimit nga të gjithë akterët relevant është imediat në parandalimin e prirjeve ekstreme.

4.      Ngritja e cilësisë në arsim, me theks të vecantë personelit arsimor, e cila do të ngrisë ndjenjën e mbështetjes nga nxënësit në kërkimin e këshillave.

5.      Ngritja e vetëdijës tek nxënësit për mënyrën e diversitetit kulturor, etnik dhe fetar.

6.       Ngirtja e kapaciteteve infrastrukturore për aktivitete sportive dhe rekreative si element i largimit nga dukuritë  negative

7.       Të promovohet Strategjia për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015-2020, tek të rinjtë grup mosha 16-24 vjet.

Dukuria e Ekstremizmit të dhunshëm, tashmë një fenomen global ka shtrirë territor edhe në Kosovë ku si pasojë një numër i konsiderueshëm i të rinjëve janë angazhuar në luftëra të huaja, prej të cilëve pak janë kthyer në Kosovë. Duke marrë parasysh se Kosova edhe pse ka hartuar politika për parandalimin e kësaj dukurie megjithatë nuk është e mjaftueshme që parandalimi të bëhet vetëm përmes dokumenteve të shkruara , sepse në këtë mënyrë ne si shoqëri po shmangim përgjegjësinë që na takon. Kosova ka marrë masa parandaluese, por pak është bërë në mundësinë e trajtimit të atyre që kanë qenë pjesë e aktiviteteve ekstremiste dhe tani po ballafaqohen me vështirësitë e integrimit social të tyre. Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime ka marrë për iniciativë që “Të Informojmë që të Parandalojmë” në mënyrë që të fuqizojmë rolin e rinisë në parandalimin e aktiviteteve që cënojnë sigurinë e tyre, sepse konsiderojmë që ne shumë lehtë mund të jemi faktorë me ndikim në ndryshimin e të rinjëve në qoftëse bashkarisht si shoqëri angazhohemi në kanalizimin e drejtë të energjisë së të rinjëve dhe u japim mundësinë atyre të jenë indikatorë të ndryshimeve në komunitetin e tyre. iCHAT siç asocon edhe akronimi vlerëson se vetëm pasi të hulumtojmë dhe analizojmë problematikën, mund të trajnojmë individë dhe grupe që i kontribojnë dobisë së përgjithshme shoqërore.