Eksperimenti Social

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime “iCHAT” në kuadër të projektit “Informojmë që të Prandalojmë” ka realizuar eksperimentin social në qendër të Prishtinës me moton PA MURE. Qëllimi i eksperimentit ka qenë përçimi i mesazhit sensibilizues tek shoqëria për eliminimin e paragjykimeve dhe respektimin e plotë të drejtave të njeriut.

Projekti “Informojmë që të Prandalojmë” mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – #E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.