Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime iCHAT, sot ka realizuar një vizitë në Parlamentin e Republikës së Kosovës, me çrast zhvilluam takim me Grupin e Grave Deputete të përfaqësuara nga Kryetarja Blerta Deliu.
Qëllimi i vizitës ishte të shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme e me theks të veçantë, në mbrojtjen e të drejtave të grave si dhe fuqizimin e rolit të tyre në proceset vendimmarrëse, si një faktor mjaft i rëndësishëm në shoqërinë tonë.
Gjatë këtij takimi Drejtori Ekzekutiv – iCHAT: Besmir Kokollari njoftoi Grupin e Grave Deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës për aktivitetet e institutit iCHAT.
06.02.2017 Prishtinë