Konferenca me temën “Intervenimi në komunitet si mjet për krijimin e një ambienti të sigurt për të rinjtë”.

Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime – “iCHAT’ – Kosovë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit, dhe në partneritet me organizatën MJAFT nga Shqipëria,  organizuan konferencën me temën “Intervenimi në komunitet si mjet për krijimin e një ambienti të sigurt për të rinjtë”.

Panelistët e kësaj kanë qenë nga drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës: Mentor Cakolli, Drejtori Ekzekutiv në iCHAT: Besmir Kokollari, Zyrtari i lartë për siguri njerëzore: Labinot Berisha nga MKRS , koordinatorja nga organizata partnere Sindi Hyseni dhe Shefja e zyrës në iCHAT: Albanë Hoti.

Mentor Cakolli nga drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës ka thënë se numri i rastëve të raportuara në polici është në rënie, dhe kjo falë raportimit të qytetarëve në polici.

“Me statistikat që posedon policia e Kosovës në raport me raportimin e aksidenteve në dhe për rreth shkollave, krahasim me periudhën janar-shtator të vitit të kaluar ku kemi pasur gjithsej 480 raste të raportuara në polici për dhuna në shkolla dhe rreth saj, këtë vit me periudhën e njejt kemi një rënie për 127 raste gjegjësisht 353 raste të raportuar në polici”, ka thënë z. Cakolli .

Drejtori Ekzekutiv në iCHAT: Besmir Kokollari, ka thënë se delikuenca e të miturve paraqet kërcënim për vetë rininë, por edhe për mirëqenien e shoqërisë.

“Kosova ka Rininë më të shëndetshme pothuajse në gjithë botën, dhe ky fakt është për t’u vlerësuar. Të gjithë duhet të angazhohemi në ruajtjen e kësaj pasurie dhe të reduktojmë nëse nuk mund të eliminojmë kërcënimet e mundshme që mund të cenojnë integritetin dhe mirëqenien e kësaj rinie, dhe kësaj shoqërie në përgjithësi”.

“Për ta bërë këtë është i domosdoshëm angazhimi i të gjithë mekanizmave që janë përgjegjës si organe relevante për të intervenuar aty ku është e nevojshme në mënyrë që të përmirësojmë çrregullimet sociale, të tilla si policia, shkollat, komuniteti, psikologët, pedagogët, prindërit dhe ne si shoqëri”.

Qëllimi i këtij projekti është vetëdijesimi i të rinjve për rëndësinë e adresimit dhe raportimit të delikuencës/dhunës në komunitet, parandalimin e abuzimit të të rinjve për të mundësuar krijimin e një mjedisi të sigurte rinor.

Nisur nga qëllimi dhe objektivat e këtij projekti, aktivitetet e që janë zhvilluar janë :

Themelimi i ekipit implementues- Nga dy organizatat partnere është themeluar ekipi implementues prej 30 personave me të rinjë nga Kosova dhe Shqipëria, në fazën e parë të projektit.

Trajnim për ekipin implementues prej 30 personave- Pas themelimit të ekipit implementues ata janë trajnuar dhe kanë mësuar për të identifikuar të rinjtë e përfshirë në aktivitete delikuente, nga një trajner dhe një ligjërues.
Zgjidhja apo adresimi – Ekipet kanë analizuar, dhe janë përpjekur të gjej zgjidhje për atë që kanë identifikuar, apo t’a adresojnë atë në institucionet gjegjëse, varësisht prej natyrës së sjelljeve apo individëve të identifikuar.

Ekipit implementues që janë trajnuar do të kenë për detyrë që në terrenet ku ata kanë bërë identifikimin e të rinjve në konflikt me ligjin, të bëjnë transmetimin e informacionit përmes komunikimit, broshurave dhe postareve.

Qëllimi i mbajtjes së konferencës ka qenë informimi i organeve kompetente për format e parandalimit apo reduktimit të akteve delikuente apo të dhunës nga ana e të rinjve.

14808812_1201723356568423_486099603_o