Sulmi ndaj Kuvendit shkatërrim i themeleve të shtetit

  ichat Na     logo access

Sulmi ndaj Kuvendit shkatërrim i themeleve të shtetit

 Reflektim nga : Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime, Nisma për Aktivizim , ACCESS 

Shpërthimi i mbrëmbshëm pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ka lëkundur ndjenjën e sigurisë tek qytetarët. Këto veprime janë tejet të papërshtatshme dhe kontraproduktive në rrugën që ka vendosur të ndjek vendi ynë, agjendën e integrimeve europiane. Një goditje e tillë në stabilitetin e vendit sjell shqetësimin dhe frikën e qytetarëve, aq më tepër në kushtet e tanishme ku pothuajse kudo në vende europiane dhe të tjera është ngulitur frika nga sulmet e mëparshme terroriste.

Të gjitha veprimet që po ndodhin në Republiken e Kosoves, janë rezultat i papjekurisë politike që ka skena politike në Kosovë. Të gjitha vendet me demokratike në botë, kanë respektuar gjenerta, të cilat janë sakrifikuar për ndërtimin e themeleve të shtetit të tyre, ndërsa gjenerata të tjera kanë ndërtuar muret dhe gjenerata të tjera kanë ndërtuar kulimin e shtetit të tyre që sot janë shtetet më të fuqishme në botë. Ndërsa në Kosovë ndodh e kundërta, krejt koha  kalonë duke rrëzuar themelet e shtetit të një grupi e duke synuar të ndërtojnë themele të reja. Edhe sulmi i sotëm ndaj institucionit më të lartë në vend është sulm ndaj shkatrrimit të themeleve për shtetndërtimin e Kosovës.

Duhet të mos harrojmë sakrificën e shumë gjeneratave që dhanë nga vetja gjithcka për të sendërtuar themelet e republikës sonë. Për fat të keq, ky akt kriminal ka tendencën e rrënimit të themeleve shtetërore duke e sulmuar direkt atë. Jemi dëshmitarë të ashpërsimit të debatit publik ditëve të fundit që kanë të bëjnë me tema politike, porse kjo në asnjë formë nuk e arsyeton dhunën ndaj institucioneve, në rastin konkret institucionit më të lartë ligjvënës. Infiltrimi i  mundshëm i grupeve politike në këtë akt kriminal nuk paraqet më metodë politike të arsyeshme por terrorizëm politik të orkestruar për të arrritur qëllime politike të grupeve të tilla. Një gjë e tillë duhet të luftohet ashpër nga institucionet e sigurisë dhe të merret ndëshkimi adekuat nga institucionet e drejtësisë.

Segmente të politikës vendore kanë ashpërsuar gjuhën e tyre politike karshi institucioneve e që në realitet paraqet nxitje tek qytetarët për destabilizimin e vendit. Kjo rrugë është e papranueshmë për qytetarët dhe institucionet legjitime vendore. Ekzistimi i elementit politik në këtë akt kriminal mbetet të hetohet dhe zbulohet nga profesionistë të fushave përkatëse, porse një gjë duhet të qartësohet se nuk ka bindje politike apo qëllim politik që arsyeton dhunën ndaj institucioneve aq më tepër atyre të zgjedhura në mënyrë demokratike. Shprehja e pakënaqësisë me temat e ndryshme politike duhet të bëhet me metoda demokratike dhe jo akte kriminale – terroriste.

I bëjmë thirrje të gjithë spektrit politik për eleminimin e konflikteve politike përmes dialogut dhe konsensusit, po kështu edhe qytetarëve për vetpërmbajtje me qëllim që të mos provokohet në të ardhmen një konflikt i mundshëm civil i shtyer nga organizimi politik i grupeve të caktuara. Po ashtu, institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë duhet të jenë vigjilente në ofrimin e sigurisë për qytetarët, në rastin konkret për punonjësit e institucioneve publike nga sulmet e mundshme si ky i mbrëmshmi.

Është koha e fundit për të dëshmuar emancipimin politik të klasës sonë politike, e që qëllim duhet të ketë avancimin shoqëror, politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor të vendit dhe jo konflikte të dhunshme politike që kanë vetëm një qëllim – arritjen e agjendës politike por shkatërrimin e themeleve të demokraticë sonë.

Datë:  05/08/2016                                                                   Drejtori Exekutiv: Ma.sc. Besmir KOKOLLARI