Modeli i Kombeve të Bashkuara 2016

 

Mun Kosova

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime hap thirrjen e aplikimit për Modelin e Kombeve të Bashkuara ,Kosova 2016!

Model i Kombeve të Bashkuara, i njohur gjithashtu si modeli KB apo MKB, është një simulim arsimor dhe / ose konkurrencë akademike në të cilën studentët mund të mësojnë për diplomacinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe Kombet e Bashkuara.

MKB përfshin dhe mëson kërkimin, të folurit publik, debatimin dhe aftësitë në të shkruar, krahas të menduarit kritik, punën  ekipore dhe aftësitë udhëheqëse.

Pjesëmarrësit në konferencën Modeli I Kombeve të bashkuara,të njohur si delegatë, janë të vendosur në komisione dhe në vende të caktuara, apo herë pas here organizata të tjera ose figura politike, ku ata përfaqësojnë anëtarët e këtij organi. Ata janë të njohur me detyrat e tyre më parë, së bashku me një temë ose temat që komiteti i tyre do të diskutoj.

iChat nëpërmjet simulimit të Kombeve të Bashkuara ka për qëllim që të mbledh në Kosovë rreth 193 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës me këto qëllime: për të diskutuar çështjet aktuale me të cilat po përballet shoqëria në botë ,dhe gjithashtu përmes kësaj konference të mësojmë më shumë në lidhje me Kombet e Bashkuara si një organizatë për ruajtjen e paqes në botë.

Bëhu pjesë e Modelit të Kombeve të Bashkuara ,Kosova 2016

https://docs.google.com/forms/d/1pbo6zYtiu3HYEHbgWt1nudMjp953aPAKwNLfelUX8iE/viewform?pref=2&pli=1&edit_requested=true