“Parlamenti Evropian” miratoi Rezolutë për heqjen e vizave për Kosovën (Video)

Konferenca e parë ndërkombëtare “Modeli i Bashkimit Evropian Kosova 2016” ka përmbyllur sot konferencën katër ditore.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë 200 të rinj nga e gjithë Evropa ku si qëllim kishin simulimin në proceset legjislative të BE-së.

Pjesëmarrësit kanë luajtur rolet e komisionerëve, ministrave, deputetëve, lobistëve e gazetarëve duke simuluar situatat reale të vendimmarrjes legjislative në institucionet e BE-së.

Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës në ditën e fundit u simulua Parlamenti Evropian.

Në fjalimin hyrës të Konferencës, Drejtori Ekzekutiv i institutit iCHAT, Besmir Kokollari, falënderoj të gjithë përkrahësit që e mundësuan realizimin e Modelit të Bashkimit Evropian Kosova 2016 gjithashtu dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë katër ditore.

“Dëshiroj të falënderoj ata që mbështetën dhe mundësuan realizimin e Modelit të Bashkimit Evropian Kosova 2016: Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kuvendin e Republikës së Kosovës, mbështetjen nga ICCTË dhe të gjithë partnerët që janë këtu” tha Kokollari.

Ndër të tjerash Drejtori i iCHAT, tregoi për vlerat e kësaj konference dhe mundësinë që ju ofroi të rinjve kjo ngjarje shumë e rëndësishme për Kosovën.

“Modeli i Bashkimit Evropian është ngjarje që dallohet për nga vlera edukative, përsosmëria akademike dhe profesionalizmi, që e kthen atë një nga simulimet më të suksesshme dhe prestigjioze në botë. Për më tepër, duke krijuar një atmosferë të vërtetë evropiane në një mjedis të pastër evropian, si një kontribuues në qëllimin e integrimit evropian dhe në shfaqjen e identitetit evropian.Modeli i Bashkimit Evropian iu dha rastin të rinjve të ndër veprojnë, ta njohin më mirë njëri tjetrin, dhe të simulojnë procedurat legjislative të Bashkimit Evropian që është destinacioni dhe qëllimi i Kosovës” përfundoi Kokollari.

Ndërsa Drejtori i departamentit për Rini në Ministrinë e Kulturës, Xhevat Bajrami u shprehë shumë i kënaqur me këtë iniciativë të të rijnë kosovarë që të diskutojnë për problemin e liberalizimit të vizave ku sipas tij me këtë konferencë të simulimit të Bashkimit Evropian do të ndikojnë sado pak në këtë çështje.

“Jam shumë i kënaqur që kaq shumë ti rinj nga vende të ndryshe të Evropës kanë vendosur që të bisedojnë për liberalizimin e vizave dhe shpresoj që me këtë punë do ta ndihmojnë sado pak rrugën e Kosovës drejtë liberalizimit të vizave” ka thënë Bajrami.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe zëvendës ministri i Integrimeve Everopiane, Ramadan Ilazi, ku e përshëndeti këtë konferencë dhe i motivojë të gjithë të rinjtë për këtë iniciativë të tyre dhe të institutit iCHAT ku po bënin një punë të madhe.

“Kjo konferencë që po mbahet për herë të parë në Kosovë është e mirëseardhur ku nëpërmjet të rinjve, vendi ynë kërkon që si të gjithë vendet fqinjë edhe ne të kemi të drejtën të lëvizim lirshëm në vendet e Evropës por që edhe që shumica e vendeve po e përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën” përfundoi Ilazi.

Pjesëmarrësit debatuan për procesin e liberalizimit të vizave dhe për krizën aktuale të refugjatëve.

Në gjashtë grupe të ndara, të rinjtë prezantuan rezolutat që kishin formuar, ndërsa në fund të konferencës të rinjtë votuan për njërën nga rezolutat ku me 89 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim, u miratua rezoluta për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga të pranishmit.

Si falënderim për qëndrimin katër ditor në Kosovë, atyre u shpërndanë certifikata nga Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime (iCHAT) dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe sportit.