Të rinjët nga Evropa, rajoni dhe Kosova, shprehin paknaqësinë e getoizimit të kosovarëve (Video)

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime (iCHAT) & me organizatën gjermano-shqiptare I Chose to Change the World -ICCTW , në fund të Konferencës katër ditore Modeli i Bashkimit Evropian Kosova 2016, ka organizuar një video tek Monumenti i NEW BORN, me të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference, duke paraqitur pamundësinë e levizjes së lirë të qytetarëve tanë.

Ashtu siç tha edhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit iCHAT Besmir Kokollari, Simulimi i Bashkimit Evropian u mbajt për herë të parë në Kosovë , me fokus në dy tema të rëndësishme.

“Roli i Shteteve të Bashkimit Evropian në krizën e refugjatëve, dhe Levizja e lirë e qytetarëve të Kosovës. Sikur që pas një ndodhie e kuptojmë se nuk paska qenë krejt e rastësishme, as përzgjedhja e këtyre temave nuk ishte aq rastësi. Ne vetë ishim refugjatë para pak vitesh, e derisa ishim të tillë vendet e Evropës i hapën dyert për ne , lëviznim lirshëm , mirëpo tani kur jemi të lirë, dhe këto vende na duhen për t’i shijuar , për t’u arsimuar, për t’i njohur, e jo për t’u strehuar , na i kanë mbyllur dyert duke mos e mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën” tha Kokollari.

Qëllimi kryesor i kësaj konference, që mblodhi student nga rajoni dhe Evropa, ishte thirrja që iu bë institucioneve të BE-së për te reflektuar pozitivisht karshi liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.