Trajnime falas në fushën e ndërmarrësisë dhe aftësimit profesional për të rinjë

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime “iCHAT” në kuadër të projektit “Promovimi i punësimit të të rinjve përmes trajnimeve profesionale, trajnimeve të ndërmarrësisë dhe mentorim” mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka hapur thirrjen për aplikim për trajnimet në ndërmarrësi dhe aftësim profesional.

Trajnimet do të zhvillohen në: Drenas, Suharekë, Malishevë dhe Rahovec.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë e moshës 18-24 vjeç.

Aplikimi është i hapur deri më 03/06/2019, dhe numri i pjesmarrësve është i limituar.

Për aplikim kliko: Apliko